Basha merr në telefon mbështetësen e tij për ditëlindje dhe i çon kameramanin ta filmojë: Ti je për ne njerëzit e thjeshtë

26 Shkurt 2021, 21:06

Kjo fushatë zgjedhore e PD-së është shoqëruar me mjaft momente gazmore, duke nisur që nga gafat e kryetarit Lulzim Basha, tek disa premtimet që sot janë realitet por edhe videon që poston duke gatuar apo si kjo e sotmja ku ka uruar për ditëlindje 'gjoja surprizë' një grua me emrin Drita.

Basha i ka dërguar një tufë me lule dhe e ka marrë në telefon shtetasen Drita Lamaj, por ajo që bie në është kjo 'surprizë e papritur' është regjistruar nga kameramanët e PD-së.

Ndërkohë që Drita u hoq si një njeri i thjeshtë që Basha ka zgjedhur ta urojë 'rastësisht' për të treguar që është pranë qytetarëve, në fakt është një mbështetëse e flaktë e tij, ku kjo vihet re në profilin e saj në facebook, e cila ka foto me kryedemokratin Basha dhe sloganin e PD, "Shqipëria fiton".

Video është postuar nga vetë Drita, e cila shkruan se Basha është një kryetar që punon për njerëzit e thjeshtë si ajo dhe se për këtë duhet ta mbështesim më 25 prill.

"Sot me rrodhën lot gëzimi! Në ditën e lindjes time mora mes shumë urimesh nga familjare e miq zemre, urimin më të veçantë, nga lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha !

Nuk ka fjalë,por një falenderim zemre për një kryetar që është i njerëzve të thjeshtë si unë dhe krah tyre! Janë të bekuar ata që të njohin e punojnë me ty, sepse ti buron veç mirësi i dashur kryetar! Me besimin në Zot,më 25 prill do të fitoje nga kjo mirësi e gjithë Shqipëria! Falemnderit nga zemra kryetar! " shkruan Drita