Basha: Në 24 orë kam parë sa i kolapsuar është sistemi shëndetësor! Përgjegjësi e një njeriu që refuzon të marrë 4 hapa minimal

31 Tetor 2020, 13:30 | Përditesimi i fundit: 2020-10-31 15:32:02

Në një komunikim me gazetarët, kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi se ka ndjekur situatën e koronavirusit në vend. Ai u shpreh se u angazhuar me 4 raste të afërmish me COVID.

“Pavarësisht kërkesave të këtyre rasteve, testimi i pacientëve është refuzuar nga ISHP” -tha Basha ndërsa theksoi se mungesa e testimeve është  përpjekje e qëllimshme për të fshehur të vërtetën.