Basha në familjen në Durrës: Edhe vetë socialistët të përjashtuar nga kjo qeveri

14 Prill 2021, 11:02 | Përditesimi i fundit: 2021-04-14 11:04:51

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me një familje në Shkozet të Durrësit, ku sipas njoftimit të PD-së është një familje e vjetër socialiste e zhgënjyer nga PS. Basha gjatë një bashkëbisedimit me ta tha se edhe vetë socialistët ndihen të përjashtuar nga kjo qeveri, ndërsa i ftoi ata që më 25 prill të votojnë ndryshimin për të mirën e fëmijëve të tyre.

Gjithashtu Basha tha se kur të vijë në pushtet do të zgjidhë përfundimisht çështjen e pronave të fermerëve, legalizimet. Basha u zotua se programet e Partisë Demokratike do t’u vijnë në ndihmë të gjithë shqiptarëve pa dallim partiak. Ai gjithashtu tha se besimi tek qeveria e ardhshme, shihet edhe tek mbështetja e socialistëve që po i japin ndryshimit më 25 prill.