Basha nga Puka: Për 8 vite Rama ju vuri në qafë lakun e mjerimit! Pjesëmarrja në zgjedhje do të jetë masive

18 Prill 2021, 19:16

#reportTV #lajmeshqip #lajme Kreu i PD Lulzim Basha është takuar pasditen e së dielës me qytetarët e Pukës. Gjatë fjalës së tij, ai u tha mbështetësve të tij se tashmë shqiptarët e kanë një mundësi më 25 prill. Sipas Bashës Rama nuk ka bërë asgjë në gjithë këto vite. Basha tha se alternativa e ndryshimit me PD, do të bëjë që rinia e Pukës të edukohet e të punojë në Shqipëri, pa pasur nevojën që të largohet.“E ka pasur pushtetin në dorë dhe nuk ka bërë asgjë për t’ju ndihmuar. Ju ka vënë në qafë lakun e mjerimit, edhe lakun e kriminalitetit… Alternativa jonë e ndryshimit, do të punojë, që rininë e Pukës ta mbajmë këtu e t’i punësojmë këtu. Do ta çlirojmë Pukën nga kriminelët…”, tha Basha. Basha premtoi se qeveria e ardhshme me të në krye do të jetë qeveria e njerëzve dhe për njerëzit. “Ora e ndryshimit po vjen! Hapjani zemrat ndryshimit! Votoni masivisht numrin 9! Do të jem kryeministri i të gjithë shqiptarëve!..Ndryshimi n nuk mund ta ndalë askush. Masivisht në kutitë e votimit. Qeveria ime, e njerëzve dhe për njerëzit.”