Basha nxjerr në terren Bardhin për Reformën Territoriale, kryetarët e degëve me tone të ashpra: Dil vetë në bazë të kuptosh krizën e demokratëve

27 Tetor 2021, 11:34

TIRANË- ‘Dil në bazë e shih krizën e demokratëve’. Kjo është kërkesa me tone të ashpra e kryetarëve të degëve të PD që për 3 orë rresht kanë diskutuar mes debatesh lidhur me situatën në parti, ku 'Foltorja' e Berishës ka shkaktuar përçarje më shumë se kurrë.

Gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku ka mësuar ky irritim i krerëve të degëve erdhi pasi Lulzim Basha në mbledhjen e sotme tha se do të nxirrte në terren Sekretarin e Përgjithshëm, Gazment Bardhi për të marrë propozime për Reformën Territoriale, një nga betejat më të forta të opozitës në Kuvend. Fakti që kryedemokrati nuk zbret në terren personalisht, nuk është pranuar nga krerët e degëve, të cilët njëzëri kanë thënë se "nuk mund të vazhdohet më kështu", dhe se duhet gjetur një zgjidhje emergjente në një kohë kur demokratët janë të ndarë në "të Berishës" dhe të Bashës".