Basha: Pa mbështetjen e SHBA, PD shkrihet! Plani i Berishës, ta bëjë partinë një bunker antiamerikan për interesin e tij! Jam kryetar deri sa të më mbarojë mandati, vetëm Zoti 'vendos' ndryshe

18 Tetor 2021, 20:38

Izolimi nga SHBA do të sillte 'vdekjen' e Partisë Demokratike dhe këtë e ka pasur mjaft të qartë Lulzim Basha, në vendimin e tij kur sakrifikoi Sali Berishën e shpallur ‘Non Grata’. Është pikërisht ky argument që Basha ua ka risjellë edhe një herë në vëmendje deputetëve që sërish mbledhjen e grupit të PD-së e shfrytëzuan për t’i kërkuar llogari për përjashtimin e Sali Berishës. "Berisha po kërkon te lidhë vendimin ‘Non Grata’ me fatin e PD", ka thënë Basha, duke theksuar se nuk do të lejojë që ish-kryeministri ta përdorë partinë për interesat e tij.