Basha premton ‘statusin e gazetarit’: Sanksionet më të rënda për dhunuesit e medias

13 Prill 2021, 18:05

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka deklaruar se se pas 25 prillit, qeveria e re do të bëjë të mundur statusin e gazetarit. Kjo sipas tij do të shmangë censurën dhe ushtrimin e presionit ndaj tyre.

"Ne kemi nisur punën dhe do të bëjmë të mundur statusin e gazuarit, ky status do i japë fund censurës për gazetarit. Do të mundësojmë përmes një kulture të re, asnjë nuk mund të dhunojë verbalisht gazetarët dhe gazetaret, ose përndryshe do të përballet me sanksione të rënda. Do të vendosim në mirëfunksionim televizionin shtetëror, i cili paguhet me taksat tuaja. Jo më kot gazetarët quhen pushteti i katërt dhe nga qeveria e kryeministri ardhshëm prisni dhe meritoni trajtimet që kanë gazetarët evropianë”, tha Basha.