Basha: Ruani çdo faturë të kurimit të COVID që nuk ua rimburson qeveria, pas 25 prillit do e bëjmë ne

25 Shkurt 2021, 20:12

Kryedemokrati Lulzim Basha u ka bërë një thirrje të gjithë shqiptarëve duke u thënë që të ruajnë çdo faturë të kurimit të COVID që nuk është rimbursuar nga qeveria pasi pas 25 prillit, kur ai të vij në pushtet do ta bëjë këtë gjë përmes një skemë që po punon për të lehtësuar krizën ekonomike në familjet shqiptare.

"Ruani faturat e kurimit të COVID pasi qeveria e ardhshme do të bëjë gjithçka që në borxhin ku ju u ka mbytur kjo qeveri të mos jetë një gur në qafën tuaju por po mundohemi mundohet t'ua lehtësojmë sa më shumë dhe për këtë po punojmë për një skemë që të jemi në gjendja ta vënë në zbatim pas 25 prillit . Regjistroni çdo shpenzim real të cilën kjo qeveri nuk e rimburson duke iu zhytur në krizë financiare", tha Basha