Basha sajon mbështetjen nga Berati: Nuk flas po nuk pata njerëz mbrapa

16 Korrik 2019, 22:15

Lulzim Basha e mbylli ditën e sotme me një takim me strukturat në Berat në kuadër të aksionit opozitar, ndërsa zyra e shtypit lajmëroi se do të kishte një komunikim me mediat për të përcjellë një mesazh politik. Kamerat u ndezën dhe gjithcka ishte gati, por Basha në momentin e fundit bëri një hap pas duke u tërhequr.

Arsyeja? "Dua të kem një grup njerëzish mbrapa" tha lideri demokrat, ndërsa vetë ai dhe drejtuesit e partisë në këtë degë u vendosën në lëvizje për të sjellë disa militantë për të qenë në krah të kryetarit për të krijuar idenë e mbështetjes.

Në pritje të militantëve,  qëndroi duarkryq i menduar. Por pas  disa sekondave demokratët erdhën dhe Basha me atë rast i takoi duke i përshëndetur dhe më pas u vendosën pas shpinës së tij në mënyrë për të filluar deklaratën për mediat.