Basha: Serbia nëse do të integrohet në rajon të kërkojë falje e të pranojë krimet! Kuvendi të miratojë edhe rezolutën e gjenocidit serb në Kosove

7 Korrik 2022, 11:39

Deputeti i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka kërkuar Kuvendit që të miratojë sa më parë rezolutën që dënon gjenocidin serb në Kosovë. Basha tha se nëse Serbia do të integrohet në rajon duhet të kërkojë falje e të pranojë krimet.

‘Një vit më parë teksa përkujtonin përvjetorin e masakrës së Srebrenicës, kërkova që vendi ynë të kishte kurajon të dhe të denonconte gjenocidin e Srebrenicës. Sot është koha të gjemë forcë dhe pavarësinë për t’i vënë emrin masakrave të ndodhura në Ballkan për shkak të shovinizmit serb. Duhet të miratojmë sa më parë rezolutën e gjenocidit serb në Kosovë. Një numërim mbrapsht ka nisur që ky Kuvend të miratojë rezolutën e  gjenocidit serb në Kosovë, që ti hapë rrugën të ardhmen që nuk mund të jetë e paqtë. Që Serbia të integrohet në rajon duhet ta kushtëzojmë me kërkesën e faljes e pranimin e krimeve. Duhet t’i tregojmë një zëri që rruga drejt të ardhmes është pranimi i së shkuarës. Na takon ne të jemi zëri i Kosovës.’- tha Basha.