Basha 'sfidon' Kodin Penal dhe policët! Bllokon rrugën te 'Astiri' bashkë me banorët

13 Tetor 2019, 18:05 | Përditesimi i fundit: 2019-10-13 18:34:00

TIRANË- Në nisje të protestës së banorëve të Astirit, panorama duket pothuajse e njëjtë me atë të një dite më parë. Forca të shumta policie ka zbritur në terren, për të ndaluar bllokimin e rrugës, siç kanë bërë prej më se një viti këta banorë. Megjithatë me ndryshimet e bëra në Kodin Penal, sipas të cilit kushdo që bllokon rrugën duhet të arrestohet dhe në rast dënimi rrezikon deri në 3 vjet heqje lirie, protesta e banorëve të Astirit të zhvendosur nga rruga në trotuar. I pranishëm në këtë protestë, pritet të jetë edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

 Basha ka paralajmëruar se në orën 18:30 do të bashkohet në protestë në krah të banorëve të Astirit, pas arrestimit të tre protestuesve të cilët u ndaluan për shkak se bllokuan qarkullimin e automjeteve duke protestuar në rrugën Teodor Keko. Basha thotë se ata janë lënë në burg me urdhër të Edi Ramës