Basha sjell Flamur Nokën në Tiranë! Dalin emrat e kandidatëve të Kukësit/ Lista

24 Shtator 2020, 17:06

TIRANË- Partia Demokratike është gati për tu futur në fazën e tretë të përzgjedhjes së kandidatëve me të cilët do të shkojë në zgjedhje. Baza do të votojë listën e emrave që Komisioni i vlerësimit të Kandidatëve ka përcaktuar për çdo degë, sipas modelit ‘Kundërshto një kandidat’ ose ‘Konfirmo të gjithë kandidatët’. 

Demokratët e Kukësit janë të parët që votojnë të premten  përmes votës kundërshtuese, pra do të votojnë për ata kandidatë që nuk duan të përfshihen në listën finale. Ndersa votimi nis nga ora 10 deri në orën 18. Report Tv ka mësuar edhe emrat që ka përzgjedhur Komisioni i Vlerësimit për ti dhënë mundësinë që të testohen sërish nga baza.