Basha: Sot bëjmë realitet djegien e mandateve, parlamenti ka rënë

21 Shkurt 2019, 10:00

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka mbërritur në selinë e Partisë Demokratike, duke mbajtur një fjalë para protestuesve të mbledhur. Basha e quajti një regjim ushtarak rrethimin e parlamentit me gjemba, ndërsa tha se protesta do të vijojë dhe efekti i parë i saj është rrethimi i parlamentit, për të treguar sipas tij, se Parlamenti ka rënë.

Largimi i Ramës nuk do të jetë ngjarje e një dite -tha Basha-, por do të ndodhë së shpejti sipas tij dhe vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Protetuesit janë parë të kenë në krah, ng anjë shirit të bardhë, i cili simbolizon paqen, por se sa paqësore do të jetë kjo protestë, mbetet të shihet në vijim.