Basha thirrje faktorëve politikë e shoqërorë: Na bashkon përpjekja për të mbrojtur fjalën e lirë

16 Dhjetor 2019, 12:45

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në fund të takimit të tryezës së thirrur nga ai dhe opozita jashtë parlamentit, u ka bërë thirrje të gjithë faktorëve politikë, jopolitikë dhe shoqëror që të bashkohen në këtë iniciativë për të kundërshtuar projektligjin për mediat.

"Kam dhe një thirrje për të gjithë faktorët politikë, jopolitikë, shoqërore dhe ndërgjegjes qytetare për t’u bashkuar në këtë betejë, në këtë kauzë, që, natyrisht, është e gazetarëve, është e medias, padyshim është e politikës, por, mbi të gjitha, është e qytetarëve. E mbyll duke thënë edhe një herë se këtu nuk na bashkon thjesht dhe vetëm simpatia, dëshira për të mbrojtur gazetarët, për të mbrojtur luftëtarët e fjalës së lirë. Na bashkon diçka shumë më fondamentale, interesi publik. Përpjekja për të shkatërruar një nga instrumentet kryesorë të demokracisë, që është mirë informimi i qytetarëve, është thjesht kriminale dhe duhet të ketë  një përgjigje totale, frontale dhe proporcionale." tha Basha në fund