Basha vizitë në një punishte artizane në Kukës, merr dhuratën e veçantë

4 Dhjetor 2020, 13:14 | Përditesimi i fundit: 2020-12-04 13:15:53

Lideri i demokratëve, Lulzim Basha ka vizituar sot një punishte artizanale në Kukës. Teksa ka bashkëbiseduar me Hate Orën, e cila drejton këtë punishte, profesion dhe pasion që e ka trashëguar brez pas brezi.

Kreu i PD-së tha se qeveria duhet të hapë thesin për t’ju dhënë ndihmë familjeve në nevojë dhe bizneset që po përballen me krizën.

Ai theksoi se kur PD të vijë në pushtet, do të ketë fokusin nga familjet e varfra dhe bizneset që kanë nevojë për ndihmë.

Po ashtu, Basha është suprizuar nga artizania, e cila i ka dhuruar një punim me tezgjah, ndërsa tregoi dhe domethënien e kësaj vepre.