Ngrica në rrugë e trotuare, 70 raste me fraktura në qarkun e Fierit

17 Janar 2019, 14:57 | Përditesimi i fundit: 2019-01-18 13:37:05

Temperaturat e ulëta dhe ngricat në rrugët e qytetit kanë bërë që shumë qytetar të pësojnë dëmtime nga më të ndryshmet. Në qarkun e Fierit edhe pse nuk ka pasur reshje dëbore, ngricat në rrugë e trotuare nuk kaën munguar, e kjo ka sjellë edhe dëmtime fizike tek qytetarët.

Vetëm nga fillimi i muajit janar në ortopedin e Fierit janë paraqitut 70 raste ku qytetarët kanë pësuar fraktura në gjymtyr dhe pjesë të ndrsyhem të trupit. Mjekët ortoped rekomandojnë që ëytetarët të kenë kujdes kur ecin në rrugë përshkak të ngircave.

Gjatë janarit si rezultat i ndryshimit të kushteve të motit kemi pasur deri 18 raste të frakturave të ndryshme brenda një dite. Sipas regjistrit tonë shkojnë deri në 70 që kanë pësuar lëndime trupore për shkak të ngricave.

Flamur Kadriu, mjek ortoped

Rastet më të shpeshta të personave që kanë pësuar lëndime trupore janë tek moshat e treat, por nuk kanë munguar edhe moshat e reja. Ndërkohë që bashkitë e këti qarku nuk kanë marrë asnjë masë për të hedhur krip në rrugë e trotuare. E ata që po e pësojnë janë qytetarët, por nuk dihet nëse ndonjë nga personat e lënduar ka bërë ndonjë denoncim për lendimet që ka pësuar.