Bashkia e Lezhës nuk iu bind KQZ-së/ Frrokaj: Po zbatoj dekretin e presidentit

15 Qershor 2019, 15:21

Shkresa dërguar Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për lirimin e ambienteve ku janë vendosur KZAZ dhe heqjen e listave të zgjedhësve është bërë në zbatim të dekretit të presidentit për anullimin e zgjedhjeve vendore. Kështu është shprehur kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj.

"Unë nuk kam kërkuar lirimin e amabienteve por kam bërë një shkresë kur kërkoj zbatimin e dekretit të presidentit. Unë besoj se presidenti është në majë të shtetit. Unë do bëj çmos që dekreti i presidentit të zbatohet. Do kërkoj që ligjshmëria. Deklaratat e KQZ janë mbase pak pasionante të cilave do i përgjigjemi shkresësisht", u shpreh Frrokaj.

Ditën e djeshme bashkitë e drejtuara nga PD dhe LSI mes tyre edhe Bashkia e Lezhës i dërguan një letër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku kërkojnë që të lirohen hapësirat që janë përcaktuar për vendosjen e KZAZ-ve për zgjedhjet lokale, pas dekretit të Presidentit Meta për të anuluar 30 Qershorin.