Bashkia nuk ka para, Skrapari mbyll kopshtet dhe shkollat

18 Shkurt 2019, 20:03

Disa institucione në bashkinë e Skraparit do të mbyllen për shkak se prej dy muajsh nuk miratohet buxheti nga këshilli bashkiak. Kjo ka detyruar kopshtet, çerdhet, konviktet dhe një qendër për fëmijë me aftësi ndryshe të shkojnë drejt mbylljes.

Më 14 dhjetor gjatë një mbledhje në këshillin bashkiak Skrapar nuk u miratua buxheti dhe kjo solli paralizim të funksionalizimit të administratës dhe institucioneve publike. Sot e kësaj dite administrata nuk ka paga, duke shkaktuar edhe pezullimin e punës.

Çështja i ka kaluar tani gjykatës administrative, por situata vazhdon të mbetet e njëjtë.