Bathore, Jetmira u vra në sy të fëmijës, po merrte rrobat për t'u larguar nga shtëpia që u bë 'mollë sherri'

16 Shtator 2020, 11:47 | Përditesimi i fundit: 2020-09-16 11:59:52

Ditën e djeshme, Jetmira Hasani ka qenë duke zbritur rrobat e saj dhe sendet personale për t'u larguar nga banesa së bashku me fëmijën e saj 8-vjeçar, por në ato momente ka pasur një tjetër konflikt me ish- kunatin, që agravoi deri në përdorimin e armëve duke sjellë edhe një viktimë. Ajo pretendonte se banesa ku jetonte pas ndarjes nga bashkëshorti është  e saja, duke bërë që të kishte konflikte të vazhdueshme me ish- kunatin, Agron Tanushi, i cili i mori jetën. Aktualisht në këtë banesë jetën vetëm nëna e autorit, dhe fsmiljarët i druhen një hakmarrjeje të mundshme, pasi edhe dje ka pasur një përplasje mes 2 familjeve.