Bayern 'shemb' me gola Schalke-n, tmerron edhe rivalët në nisjen e Bundesligës

19 Shtator 2020, 12:16

Sezoni i ri i Bundesligës ka nisur me një dramë për Schalke-n dhe një fitore monstruoze të Bayern. Kampionatë e Europës në ndeshjen e parë të kampionatit në Gjermani kanë shpërtalluar me shifrat e frikshme 8-0 Schalke-n.

Skuadrës së drejtuar nga Hansi Flick iu deshën vetëm katër minuta për të kaluar në avantazh me Gnabry-n, ndërsa deri në fundin e pjesës së parë do të gjenin rrugën e rrjetës Goretzka dhe Leëandoëski. Për të sigluar humbjen e tmerrshme të Schalke-s në pjesën e dytë realizuan me radhë Gnabry edhe dy herë të tjera, Myller, Sane dhe Musiala.