BE, hijet e konfliktit të interesit rrëzojnë dy kandidaturat për Komisioner të Von der Leyen

1 Tetor 2019, 13:27

Komiteti për Çështjet Ligjore në Parlamentitn Europian ka bllokuar procesin e emërimit për László Trócsányi, kandidat hungarez në Komisionin Evropian dhe atë të rumunes Rovana Plumb, një refuzim i pritshëm që prej javës së kaluar kur eurodeputetët vunë në dukje se dy kandidaturat kishin konflikt interesi me parimet e Parlamentit Europian.

Prej ditësh, Presidenti i parlamentit Evropian, David Sassoli, u kishte kërkuar atyre të sqaronin pretendimet e Parlamentit duke rivotuar paskësaj emrat e tyre.

Eurodeputeti gjerman Sergej Lagodinsky tha se hungarezi Trócsányi, kandidat për postin e Komisarit të Zgjerimin dhe Politikave të Fqinjësisë dhe Rovana Plumb, për postin e Komisioneres për Transportin, nuk janë figura të përshtatshme dhe kanë konflikt interesi.

László Trócsányi, në kohën që ishte Ministër i Drejtësisë në qeverinë e Orban, mori pjesë aktive në ndërtimin e regjimit iliberal në Hungari. Si mund t'i besojmë atij rolin e komisionerit? – tha  Anna Donath, eurodeputetja Liberale Hungareze.

Por hungarezi László Trócsányi nuk ka ndërmend të heq dorë teksa në Twitter deklaroi se do të ndërmarrë veprime juridike kundër vendimit të parlamentit Evropian.

Ndërkohë, sipas burimeve evropiane dhe nga ato që janë raportuar nga Agjencia Reuters, Budapesti mendon të dërgojë emrin e diplomatit Olivier Varhelyi si kandidat i ri për Komisionin Evropian, një veprim që mund të ndiqet edhe nga Rumania për zëvëndësimin e Rovana Plumb, e refuzuar për shkak të disa kredive të diskutueshme.

    No videos found.