Bënë vaksinën ndërkohë që kishin simptoma, infektohen me COVID drejtori i Shtëpisë së të moshuarve në Gjirokastër dhe financierja

1 Mars 2021, 17:49

GJIROKASTËR- Drejtori i Shtëpisë së të Moshuarve në Gjirokastër Arjanit Muho dhe financierja Klodiana Qirushi janë infektuar me COVID, pak ditë pasi kanë marrë dozën e parë të vaksinës anti-COVID. Kjo pasi mësohet se ato kanë pasur simptoma gjatë marrjes së vaksinës, por nuk kanë treguar. Lajmi konfirmohet nga gazetari i Report Tv, Piro Nase

Sipas informacioneve, Qirushi është infektuar 1 ditë pasi mori vaksinën, e ndërsa Muho pas 4 ditësh. Ky është rasti i dytë në Shqipëri kur një person është infektohet me virus, pas marrjes së vaksinës. Rasti i parë ishte ai i mjekut Pëllumb Pipero, sot i shëruar. Në intervistën që ka dhënë më herët për Report Tv, Pipero tha se marrja e dozës së parë të vaksinën e ka ndihmuar atë që të kalojë më lehtë virusin.