Benet Beci: Shkodra do kthehet në qendër rajonale, plani im ta bëj një qytet portash dhe urash bashkimi

22 Prill, 18:37

Shkodra duhet te jete qyteti i portave dhe urave të bashkëpunimit rajonal. Ky është plani që Benet Beci ka për Shkodrën. Në një intervistë ndryshe për Report TV,  kandidati i PS për deputet në foli për projekte konkrete që zhvillojnë Shkodrën dhe e kthejnë atë në qendër të zhvillimit rajonal.

"Investimet shkojnë drejt kthimit të Shkodrës në qendër rajonale, por që të ndodhi kjo Shkodra duhet të hapë portat, duhet të ketë urat dhe lidhjet e saj me pjesët e rajonit. Sot Shkodra ka vështirësi të komunikimit me rajonin. Kemi menduar se hapja e tregut nuk duhet të na shqetësojë, kur e hap tregun e turizmit, oferta bëhet më me vlerë. Porta  e parë që hap një hapësirë të turizmit  deri në Bunë, bën një breg prej 50 km të gjatë. Porta e dytë është ajo e liqenit të Zogajt. Kemi një projekt aty gati që do hapi një treg tjetër rreth liqenit. Nëse hapim Velipojën me Ulqinin, Zogajn, nuk janë ëndrra janë të financuara, kemi një treg turistik mjaft interesant. Më interesante është lidhja me Gjakovën nëpërmjet Dukagjinit. Po shihen disa akse, është një mundësi e rëndësishme për Shkodrën", u shpreh ai.

Ai tha se Shkodra ka potenciale të jashtëzakonshme dhe janë të gjitha mundësitë që në mandatin e tretë të PS këto investime të kthehen në realitet.

"Kemi një kategori investimesh që janë kryer, kemi një kategori që janë në proces dhe një kategori që mendojmë se duhen kryer për të përfunduar mozaikun e të gjithë investimeve në të gjithë rajonin. Disa investime që janë sot në proces janë rruga nga Shëngjini në Velipojë, e Thethit që përfundon së shpejti. Kemi edhe hyrjen e Shkodrës, që do duhet ta shikojmë në gjithë vlerën për prezantimin e qytetit. Ka nevojë shumë për punë për menaxhimin e trafikut. Është një nga investimet e para që duhet të mendojmë dhe të fillojmë në Shkodër. Do jetë një plan shumë i gjerë se sa rregullimi i disa segmenteve të caktuara", shtoi ai.

 

Kategori të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha