Berat/ 23-vjeçari përplas me makinë 7-vjeçarin dhe largohet! Fëmija sillet me urgjencë te Trauma!

5 Gusht 2020, 09:21

BERAT- Një 7-vjeçar është përplasur me makinë mbrëmjen e djeshme në fshatin Kozare, në Kuçovë.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se gjendja e 7-vjeçarit është paraqitur e rëndë, duke bërë që të dërgohet me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.Autor është një 23-vjeçar nga Berati i identifikuar si L.Dudushi i cili është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Ai është shpallur në kërkim nga uniformat blu.