Berat- Ambulanca me të sëmurin brenda përplaset me trajlerin dhe përfundon në kanal, plagosen dhe 4 infermierët

7 Dhjetor 2019, 11:04

BERAT- Një ambulancë është përplasur paraditen e sotme me një mjet tip "Trailer" në rrugën Berat-Poshnje, në vendin e quajtur Otllak.

Nga përplasja kanë mbetur të plagosur 5 persona, mes tyre një i sëmurë dhe 4 infermierë të cilët ndodheshin në ambulancë. Ata janë dërguar në spitalin Rajonal të Beratit, ku po marrin ndihmën e parë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Në rrugën Berat-Poshnje, në vendin e quajtur Otllak, është përplasur një mjet tip "Trailer" me  ambulancën e Spitalit Rajonal Berat.

Për pasojë janë dëmtuar 5 shtetasit të cilët ndodheshin në ambulancë të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Berat jashtë rrezikut për jetën", njofton policia.

m.v./Shqiptarja.com