Berat/ Furgoni del nga rruga, merr me vete dy shitësit e qumështit me biçikletë! Të plagosurit rëndë

21 Shtator 2020, 09:47

BERAT- Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të hënë ne qytetin e Beratit, ku dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë.

Report Tv mëson se një furgon ka dalë nga rruga duke marrë me vete dy shitër të qumështit që po lëviznin me biçikletë. Të plagosur kanë mbetur Sotir Avrami, 68-vjeç dhe Spiro Veshi, 63-vjeç, të cilët janë dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Beratit.Report Tv sjell video nga vendi i ngjarjes ku shihet që furgoni ngjyrë të verdhë ka përfunduar në anë të rrugës, teksa aty pranë janë edhe dy biçikletat me të cilën po udhëtonin Avrami dhe Veshi.