Berisha i kërkon dorëheqjen si kreu i Grupit Parlamentar: Ke paditur PD në gjykatë! I përgjigjet Alibeaj: Pushtove selinë pa pritur apelin, vendimi do të zhbëhet

12 Prill 2022, 14:14 | Përditesimi i fundit: 2022-04-12 23:00:49

 Sali Berisha ka deklaruar se Alibeaj duhet të japë dorëheqjen si kreu i Grupit Parlamentar, pasi ka paditur në Gjykatën Partinë Demokratike, duke iu referuar ankimimit që Alibeaj ka bërë në Gjykatën e Apelit për vendimin e datës 25 mars të gjyqtarit Agron Zhukri. Alibeaj ka deklaruar se nuk do të tërhiqet nga detyra si kryetar i Grupit Parlamentar të PD, ndërsa vendimin e gjyqtarit Zhukri e ka cilësuar si të paligjshëm