Berisha mbron vrasësin e Pjerin Xhuvanit: Më kanë thënë fjalë të mira për të, qëlloi për vetëmbrojtje! Gazment Bardhi përgjegjës për vrasjen, njëjtë si Balla

1 Korrik 2022, 13:36 | Përditesimi i fundit: 2022-07-01 15:31:14

Ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar vrasjen e Pjerin Xhuvanit. I pyetur nga Gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku se nëse i tërheq akuzat që ka bërë ndaj Gazment Bardhi si i përgjegjës për ngjarjen pasi u arrestuan 2 zëvendësdrejtorët të policisë së Elbasanit, Berisha nuk u tërhoq mbrapsht.