Berisha mesazh Ramës nga protesta: Jemi armiq, kur të themi mbathja, duhet t’ja mbathësh! Ne shpojmë çdo blind, asgjë s’na ndal

7 Korrik 2022, 22:49

Për rreth dy orë, Sali Berisha, mbajti në mbrëmje protestën e parë kundër qeverisë! Gjatë fjalimit që mbylli edhe protestën, Berisha injoroi plotësisht Lulzim Bashën, ndërsa Ramën e quajti armikun kryesor, para të cilit nuk e ndal asgjë. Në protestën e Sali Berishës u rreshtuan edhe kritikët e tij, si dhe aleati Dashamir Shehi.