Berisha : I bëj thirrje Zuckenberg  dhe Musk të ndëshkojë Ramën

13 Janar 2023, 13:33 | Përditesimi i fundit: 2023-01-13 14:23:24

Sali Berisha denoncoi Ramën se ka shpikur një aplikacion që mat like dhe komentet e punonjësve të administratës, që i bëjnë qeverisë në rrjetet sociale.

“Gjatë kësaj javë është shpërndarë një aplikacion të cilin do ta quaja aplikacion terrori digjital ndaj punonjësve, në funksion të të cilit janë regjistrimi i Like dhe komenteve. Ky përbën terror psikologjik mbi punonjësit, ky vendim absurd u mor nga Rama pasi e pa vetën të tejkaluar nga Berisha në bilancin e 2022 në botën digjitale dhe nuk ia doli dot me gjithë blerjet like dhe hapur adresa falso, tani kaloi në një akt të paimagjinueshëm, për të fituar garën duke detyruar çdo punonjës për të bërë like dhe komente dhe duke ia mat me aplikacion.

I bëj thirrje Zuckenberg  dhe Musk të ndëshkojë këtë praktikë të abuzimit me rrjetet e tyre sociale nga një njeri që s’ka asnjë parim”, u shpreh Berisha.