Berisha thirrje BE-së nga sheshi: Hapni negociatat me Shqipërinë

7 Korrik 2022, 22:03

Kreu i PD, Sali Berisha, ka mbyllur fjalimin në protestë, teksa iu drejtua me një thirrje të fortë krerëve të Bashkimit Evropian, duke iu kërkuar të hapin negociatat e Shqipërisë me BE-në.

"Miqtë e mi, këtë javë shpresoj që BE të vendosë hapjen e negociatave dhe u bëj thirrje nga kjo tribunë të hapin negociatat me Shqipërinë, mos të shkojnë shqiptarët për Edi Ramën, i cili do cdo gjë, por negociatat me BE nuk i do, sepse ato do ta nxjerrin atë lakuriq sic është, demon i pushtetit, kryehajdut i Evropës", tha Berisha.