Berisha vazhdon politikën e tij agresive e raciste ndaj gazetarit Carlo Bollino dhe nxjerr zbuluar imazhin e pavërtetë të Bashës

28 Mars 2021, 15:22

Lideri strategjik i opozitës, Sali Berisha, vazhdon të bullizojë gazetarët që denoncojnë abuzimet dhe korrupsionin e tij. Pavarësisht urdhrit të këshilltarëve të huaj që i kanë kërkuar lidershipit të PD-së që të mbajnë një sjellje “miqësore, qetësuese dhe familjare”, gjatë gjithë fushatës elektorale, duke shpresuar që njerëzit të harrojnë disi shpirtin e tij agresiv dhe të dhunshëm, plaku Berisha nuk përmbahet në natyrën e tij të vërtetë. Bashkë me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi që i pandërgjegjshëm ndaj asaj që i ndodh përreth, vazhdon të zbatojë verbërisht urdhrat e kapofamiljes, ka ndërmarrë sërish fushatën e tij të bullizimit kundër Carlo Bollinos, duke shpërndarë në internet një video ofenduese me aludime raciste, e shoqëruar si zakonisht me shpifje, pavërtetësi dhe kërcënime.