Rama: Braktisni profetët e rremë që ofrojnë madhështira e barna popullore

12 Prill, 15:04 | Përditesimi i fundit: 2025-04-12 17:03:58

Kryeministri Edi Rama e mbylli fjalën e tij me një thirrje drejtuar shqiptarëve që të besojnë për Shqipërinë në BE dhe të braktisin ata që ai i quajti si ‘profetët’ e rremë, që predikojnë madhështira qesharake.

“Do të meritojnë më në fund, dhe nuk e kanë merituar shumë e kanë marrë peng këtë vend dhe e kanë kthyer me sytë nga Azia, do të meritojnë ngaëzillimin e tyre që më bukur se kurdo tjetër shprehet me fjalët e pavdekshme të Gjergj Fishtës, si erdh turrej mendja e shqiptarit për të gëzuar lirinë jetike, trashëgim lanë atij prej të parit e sa u ba gjaku dhe sa rrena e tradhëtia, derisa dul Shqipëria më veti, s’i premtue kish perëndia. Më pas vjen fjalia rrënqethëse, të falesh Shqipëri, ti shpirtim tem dashuri. Besojini kësaj profecie shqiptare me bindjen, besojini këtij momenti ndryshe se është ndryshe jo për ne dhe as për ju, por për Shqipërinë tonë të përbashkët dhe bashkoni me shumicën tonë. Besojini Shqipërisë në BE. Braktisini profetët e rremë, qeniet qesharake që predikojnë madhështira qesharake apo ofrojnë barna popullore për hallet tuaja, të cilat duhet t’i zgjidhim vetëm së bashku për të qenë të lartësuar në historinë e Shqipërisë me Evropën dhe të Evropës me Shqipërinë. Sot është koha për këtë besim të lartë, besim shumë i lartë. Më shumë se kurrë sot është dita që Naimi e pa dhe u ngazëllye... Besojini se Shqipëria bëhet kur ne bijtë dhe bijat e saj t’ia vendosim në kokë kurorën me 12 yjet që flamuri evropian ia huazoi kurorës së zojës lart në qiell, nënë e pepelgrinëve që shpresojnë që si pajtore e Shqipërisë”, tha Rama.