Biden në fjalën e parë si President: Demokracia ka triumfuar! Kemi shumë për të 'shëruar'

20 Janar 2021, 19:48

Joe Biden ka mbajtur fjalën e parë si Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Menjëherë pas betimit Biden tha se kjo ditë që tregon se demokracia amerikane ka triumfuar.

"Kjo është dita e demokracisë, e shpresës. Kjo është një ditë vendimtare për të gjithë amerikanët. Sot nuk festojmë triumfin e një kandidati por triumfin e vullnetit të njerëzve. Demokracia ka triumfuar.

Para pak ditësh dhuna kërcënoi Kapitolin kur ne donim të kishim atë transferimin paqësor të pushtetit siç ka ndodhur në shekuj. Por dita e sotme është triumfi i forcës sonë si komb. Kemi shumë për të shëruar", tha Biden.