Biden nënshkruan dekrete "të guximshme" në paraqitjen e parë në Zyrën Ovale

20 Janar, 23:38

Nga ligji për emigracionin deri tek trajtimi i pandemisë, ja dekretet që rrëzoi Joe Biden në ditën e parë si President
Presidenti Joe Biden ka nënshkruar rrëzimin e disa dekreteve kryesore të Donald Trump në lidhje me emigracionin, ndryshimet e klimaterike dhe trajtimin e pandemisë.
Biden i dha fund ndërtimit të murit kufitar me Meksikën, ndalimit të udhëtimit me disa vende me shumicë myslimane, rikthimin në Marrëveshjen e Parisit për klimën dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë, nga e cila Trump mori vendimin të largohej pas krizës së shkaktuar nga COVID-19.
15 veprimet ekzekutive të tij janë një përpjekje për të kthyer mbrapsht 4 vitet e fundit të politikave federale me një shpejtësi të jashtëzakonshme. 
Ndërkohë që mbrëmjen e sotme zëdhënësja e tij Jen Psaki tha se do të mbajë një konferencë për gazetarët në një shenjë të angazhimit të administratës për transparencën. Duket më shumë si një rikthim në traditat e vjetra të braktisura nga Trump, i cili për katër vitet e fundit ka akuzuar median për sulme ndaj tij dhe administratës së tij.

Kategori të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha