Big Dog, roboti katërkëmbësh me simulim njerëzor

18 Prill 2019, 17:01

Dhjetë robotë të kompanisë “Boston Dynamics” kanë arritur të tërheqin në rrugë një kamion të madh. Roboti katër këmbësh është tërësisht elektrik, peshon rreth 30 kg, është 84 cm i lartë dhe është krijuar për t'u përdorur në zyra dhe aktivitete tregtare. Megjithatë, ai mund të përdoret gjithashtu në fusha të tjera. Kompania ka njoftuar se së shpejti ata do të jetë në dispozicion për një gamë të gjerë aplikimesh.

Boston Dynamics është një kompani inxhinierike dhe robotike, e njohur më së shumti për zhvillimin e BigDog, një robot i katërfishtë i projektuar për ushtrinë amerikane, një softuer shumë realist me simulim njerëzor.

Big Dog u krijua ne vitin 2005 me shpresën se mund të veprojë si një robot ngarkesash për të shoqëruar ushtarët në terrene që janë të paarritshëm për automjetet. Ai që është quajtur “roboti më ambicioz në botë", i projektuar për të mbajtur 154 kg në shpinë dhe të lëvizë me rreth 5 kilometra në orë./PërgatitiIlirÇuçi