'Bindja Demokratike', Basha: Nuk do të ketë më opozitë false!

23 Prill 2019, 12:30

Teksa opozita e bashkuar firmosi marrëveshjen e koalicionit zgjedhor, një tjetër parti, që në përbërje të saj ka ish-demokratë, kritikët e fortë të Lulzim Bashës, u regjistrua në Gjykatë dhe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të marrë pjesë në zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019.

Për liderin demokrat Basha, ajo nuk është opozita e vërtetë. Ai u pyet nga gazetarët pas firmosjes së koalicionit me aleatët, në lidhje me partinë e re, "Bindja Demokratike" të Astrit Patozit, ku u shpreh: "Gjeneza e të keqes ku ndodhemi janë zgjedhjet false të diktuara nga krimi. Nuk do ketë më zgjedhje false, qeveri false, as opozitë false".