Binjaket 8-vjeçare fitojnë çmimin me performancat e tyre muzikore, ja si e zbuluan talentin

23 Qershor, 10:54

Sot në një intervistë në ‘’ Rreze Dielli’’ ishin të ftuara binjaket Kristela dhe Klesta, të cilat janë vetëm 8 vjeç por gjatë kësaj kohe kanë arritur të rrëmbejnë disa cmime për talentin që kanë shfaqur në violinë dhe violincel. I fundit prej cmimeve ishte ai I ‘ Perform online’ gjatë periudhës së karantinës, me këngën ‘Bella Ciao’. 

‘’ Ky konkursi ka qenë shumë I lehtë për dy ditë e kemi mësuar. Mami na I nxorri notat nga Youtube dhe  ne I mësuam’’ shprehen binjaket e talentuara.

Ndërsa konkursi në fakt nuk ka qenë dhe aq I lehtë, pasi ka pasur një pjesëmarrje të lartë nga fëmijë të tjerë, por vajzat sërish kanë mundur të fitojnë cmimin e parë. Ato kanë tre vite që merren me ushtrimin e këtyre instrumenteve muzikore ndërsa kanë aq vullnet sa të ushtrohen 6 ditë të javës.

Të pyetura se si arritën të zbulojnë talentin e tyre dhe te frymezohen, vajzat e talentura shprehen kështu:

‘’ Ishte organizuar një koncert dhe ne shkuam për ta parë, aty ishin shumë fëmijë që luanin me instrumente. Dhe unë pash me kristelin violinën dhe violinçelin. Mua më pëlqeu violinceli dhe vendosa që të futesha’’.

Binjaket e talentuara të cilat fituan cmimin ‘ Perform online’ në fakt treguan se ky nuk ishte cmimi i parë për to, por në tre vite përgatitje dhe punë intensive vajzat kanë fituar dhe disa cmime të tjera.

‘’ Para një viti ishim në Prishtinë, aty unë mora cmimin e dytë, ishte një gëzim shumë i mirë, shumë i bukur. Por ne kemi fituar dhe disa cmime të tjera. Para disa ditësh të dyja kemi fituar cmim të dytë tek ‘Tirana talent’, të dyja me 94 pikë si binjake’’ shprehen ato.

Kristela dhe Klesta janë jo vetëm shumë të talentuara, por ato kanë dhe shumë vullnet dhe pasion për të vazhduar më tej ëndërrën e tyre per tu bërë muzikante dhe artiste kur të rriten. 

Programe të tjera

Shiko të gjitha