Biseda e pestë, Astrit Avdyli-Ivo Doçi drejtor i Ujësjellësit të Durrësit

5 Qershor 2019, 11:40

Astrit Avdyli: Mirëmbrëma, Astriti jam, si ia cove?
Ivo Doçi: Mirë faleminderit si je ti, nga shtëpia mirë?
Astrit Avdyli: Mirë, mirë
Ivo Doçi: Mirë, ja sa po hyj në shtëpi
Astrit Avdyli: Dëgjo unë isha në Durrës, jam këtu me Elton Arbanën dhe me Dor Gallain. Edhe nesër kur të kesh kohë ti, dua me fol një cik me parë atë listën cfarë ke aty, punonjës dhe kundra që mund ti kesh të PD-së, ndonjë të etiketuar. I dua të gjithë ata emrat që mund të kesh kundër
Ivo Doçi: Të kuptoj
Astrit Avdyli: I dua të gjithë emrat që mund të kesh kundër
Ivo Doçi: I kam ndarë komplet, i kam gati
Astrit Avdyli: Kur ti kesh gati se ne duam me i thirr që ti tunim nga një cike, ose te puna, ose ta na japin votën ose të ikin te shpia
Ivo Doçi: Të kuptoj, nuk bëhet fjalë fare, i kam gati të gjitha, edhe kush ka hyrë në punë edhe kush ka qenë i kam në kompjuter
Astrit Avdyli: Edhe dua që...më kupton
Ivo Doçi: Patjetër, të bëj unë telefon nesër
Astrit Avdyli: Mirë pra natën e mirë, na fal për ...
Ivo Doçi: Po cfarë thua mo burrë....