Biseda mes gazetarit Khashoggit dhe vrasësve: Trupin ta presim me sharrë dhe do ta fusim në valixhe

11 Shtator 2019, 14:42

Gazeta turke Daily Sabah ka publikuar transkripte të bisedës mes anëtarëve të skuadrës saudite që ekzekutoi gazetarin Jamal al Khashoggi dhe të bisedës mes këtij të fundit dhe ekzekutorëve pak përpara se të vdiste. Gazeta shkruan se audiot e regjistruara janë siguruar nga shërbimi sekret turk MIT.

Në transkriptimin e plotë të regjistrimeve, i botuar të martën, zbulohet se si Maher Abdulaziz Mutreb, i dërguari për të bërë që Khashoggi të heshtë përgjithmonë, dhe doktori Salah Muhamed Al-Tubaigy, i cili kreu shpërfytyrimin e trupit,  folën përpara për vrasjes. 

Mutreb i  thotë bashkëbiseduesit se trupin e Khashoggit duhet ta fusnin në një thes, dhe që kjo të bëhej e mundur, duhet ta copëtonin dhe ta fusnin në një valixhe

Transkripti tregon më pas bisedën me dy burrave dhe një bashkëpunëtori pa emër, përpara se Jamal Khashoggi  të drogohej dhe të mbytej me një qese plastike.

“Jam me astmë. Mos e bëni se do të më mbysni!”, janë fjalët e fundit të Khashoggit.

Audio u zbulua nga Organizata Kombëtare e Inteligjencës e Turqisë, në mikrofona të fshehur brenda konsullatës Saudite në Stamboll.

Khashoggi, një ish-kritik i regjimit saudit, kishte shkuar në konsullatë atë ditë për të nënshkruar letrat e martesës me partneren e tij, Hatice Cengiz.

Sidoqoftë, vëzhguesit ndërkombëtarë dhe kritikët e regjimit besojnë se Princi i Kurorës Mohamed bin Salman, sundimtari de-fakto i Arabisë Saudite, është urdhëruesi i krimit.

Biseda e vrasësve zgjat rreth 12 minuta dhe është zhvilluar përpara se viktima  të mbërrinte në konsullatën saudite në Stamboll.