Bislim Ahmetaj në 'Repolitix': Basha erdhi në krye të PD-së me dosje për vrasjet e pasluftës në Kosovë!

16 Shtator 2021, 22:50

TIRANË- U desh përjashtimi i Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD-së që të dilnin në pah disa të vërteta që për opinionin publik ishin servirus si thashetheme, por sot konfirmohen goja e vetë protagonistëve. Anëtari i "grupimit për PD", Bislim Ahmetaj tha sot në studion e 'Repolitix' se Lulzim Basha ka ardhur në krye të PD me dosje që kanë të bëjnë me vrasjet në Kosovë, si person në dijeni si pjesë e punës me UNMIK dhe për këtë e dinte edhe Sali Berisha madje shantazhonin njëri-tjetrin, por nuk dha më shumë detaje.