Bjellorusi, 84 vjeçari në krye të protestave/ Jam krenar që kam përkrah fëmijët e nipat e mi

27 Tetor 2020, 18:25

" Jetë të gjatë për Bjellorusinë. Jetë të gjatë për Bjellorusinë. "

Të rinj dhe të moshuar në rrugicat dikur të heshtura të Minskit brohorasin me krenari në kërkim të lirisë së munguar.

Mes tyre i vendosur të luftojë deri në frymën e fundit është edhe Sergey Valitskiy, 84 vjeçari bjellorus i cili gjatë ditëve të para të protestave u dha ushqime falas të rinjve, ndërsa që prej 9 gushtit ka dalë çdo ditë në protestë. Sergey gjithë jetën ia kushtoi të rinjve, teknologjisë e studimeve, tanimë ai së bashku me familjen e tij janë të vendosur të protesojnë deri në fund.

" Unë jam tejet krenar që fëmijët dhe nipat e mi po marrin pjesë në protesta dhe demostrata, unë i mbështes në këtë gjë dhe do të jem me ta deri në fund,” thotë Sergey.

Teksa nuk nguron ta shfaqë krenarinë për fëmijët tij, ai është i bindur se regjimit të presidentit Lukashenko po i afron fundi.

Zgjedhjet presidenciale ishin të manipuluara totalisht, është e pamundur të mendosh një procedurë më poshtëruese dhe mosmarrje në konsideratë të mendimit të njerëzve. Kjo nxiti shpërthimin e protestave masive, të cilët kanë pjesëmarrjen e të rinjve dhe të moshuarve, gjyshër dhe gjyshe. Sepse situata ku jemi ne s’durohet dot më", tha profesori. 

Sergey Valitskiy tha se asnjë nuk ka ndërmend të dorëzohet.

"Por ka ende shpresë, sepse njerëzit nuk do të ndalojnë kurrë, ata janë të vendosur  deri në fund, deri në fitore, deri në momentin kur të zhvillohen zgjedhje të drejta dhe të ndershme, të cilat do të jenë dëshmitare e vullnetit të popullit, "shprehet ai.