Blinte në subjekte tregtare me dollarë false, arrestohet 46-vjecari në Tiranë! Ishte organizator i grupit prej 4 personash

28 Qershor 2022, 09:30

Një 46-vjeçar, i identifikuar si Leone Duka është arrestuar nga policia e Tiranës pasi dyshohet se është organizatori i falsifikimit të kartmonedhave 50-dollarëshe false. Gjatë operacionit “50 Dollars”, i zhvilluar rreth 2 muaj më parë, janë arrestuar 3 persona, pjesë e grupit që ushtronte këtë veprimtari kriminale.