Bllokimi në Rinas, ish-komandanti i Bazës Ajrore: Meta e di mirë çdo të thotë thyerje e sigurisë kombëtare, ka përgjegjësi! Jemi në zgjedhje, nuk jemi në luftë

8 Prill 2021, 13:39

President e di mirë se çdo të thotë cenim i sigurisë kombëtare dhe ai duhet ta kishte parandaluar bllokimin e fluturimeve në Rinas. Ky është qëndrimi i një prej personave më ekspertë të fushës, ish-komandanti i Bazës Ajrore të Kuçovës, Flamur Hoxha në një intervistë për Report Tv.