Bllokuan rrugën, lihen në burg tre banorët e Astirit. Balliu: Do tërhiqemi për vendim

13 Tetor 2019, 16:08

TIRANE - Tre banorët e zonës së Astirit të arrestuar tre ditë më parë nga policia, janë lënë në burg nga Gjykata e Tiranës, e cila ka vendosur ‘arrest me burg’ për ta.

Ilir Katiraj, Gramoz Shehu dhe Skënder Doda akuzohen për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike” dhe Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”

    No videos found.