'Blutë apo kuqtë?', Tahiri batuta me Gjikën: Ata drunjtë janë të gjithë njësoj, duart ndryshojnë

7 Gusht 2020, 13:03

Ish-ministri i Brendshëm i Shqipërisë Saimir Tahiri, ndërsa shijon pushimet nuk nguron që të përmendë edhe ish kolegët e tij politikanë.

Ndërsa publikuar një video në facebook, ku shihet duke luajtur bilardino (kalçeto dore) me miqtë e tij, ka shënuar një gol. Nuk kanë munguar komentet e shumta, ku një prej tyre është edhe ai i ish-kryebashkiakut të Vlorës, Shpëtim Gjika.