Bojkoti i avokatëve, Sajmir Vishaj: Të protestojmë para KLGJ e Ministrisë së Drejtësisë! Thirrja për Manjën: Ç'tensiono situatën, të negociojmë

1 Korrik 2022, 08:54 | Përditesimi i fundit: 2022-07-01 17:17:14

Kreu i Avokatëve Penalistë, Sajmir Vishaj mbështet bojkotin e avokatëve që kundërshtojnë hartën e re gjyqësore, por kishte rezerva për masat e sigurimit personal. Sipas tij, avokatët duhet të protestojnë para KLGJ dhe Ministrisë së Drejtësisë, jo të shkojnë në plazh pasi situatën e cilëson alarmante.