Bojkoti i mësimit/ Plas sherri tek Juridiku, një nga protestuesit nuk lë studentët të dalin: O injorant mos më kap me dorë, o ro***

Megjithëse mësimi ka nisur në më të shumtën e Fakulteteve, në Fakultetin Juridik, situata vazhdon të jetë e tensionuar. Ditën e sotme, disa student kanë vazhduar të bojktojnë mësimin duke mos lejuar studentët e tjerë që të hyjnë në mësim. Kjo ka sjellë tensionimin e situatës, që ka degraduar në sharje dhe ofendime banale, ndërkohë që njëra nga studentët i thotë njërit prej djemve: O injorant mos më kap me dorë mua o ro*****.

Sherri tek Juridiku:
Protestuesi: Po dal për të drejta e mia.
Studentja: S’mund të na pengosh për të drejtat e tua, na lër të kalojmë. Dil protesto në rrugë. Dekani tha hapni derën, ju lutem hapni derën. O injorant mos më kap me dorë mua o ro*****.
Protestuesi: Ti më godite mua o femër idiote…