'Boll, boll! ik të q*fsha robt', dalin pamjet e sherrit mes reperave të njohur në Tiranë

10 Shkurt 2021, 10:24 | Përditesimi i fundit: 2021-02-10 10:25:17

Report TV ka siguruar videon e sherrit që ndodhi mbrëmjen e kaluar mes disa të rinjvë në Tiranë, ku mësohet se protagonistë ishin dy repera shumë të njohur dhe të ndjekur, sidomos nga adoleshentët dhe të rinjtë shqiptarë në Shqipëri dhe Kosovë.

Gazetari i Report TV Sokol Dema raporton se në sherr janë përfshirë reperi i njohur me emrin Finem, ose Klejdi Dogjani, 22 vjeç nga Tirana si dhe Don Xhoni, Xhonatan Isufi nga Drenasi, Kosovë.

Në pamjet e siguruara shihet teksa të rinjtë godasin me grushte një person i cili po futet në makinë.

'Boll, boll, Yt q*fsha robt. Ik ik futu brenda!'- dëgjohen të rinjtë të thërrasin.

Sherri mësohet se ka nisur pas një deklarate që Finem bëri në një emision televiziv, ku tha se Don Xhoni është një prej artistëve që sipas tij ka marrë famë kot.

Me sa duket përplasja ka vijuar dhe në rrjetet sociale për të degjeneruar deri në sherrin fizik të mbrëmjes së sotme.