Bombë në skenë, Irini Qirjako tregon momentin e vështirë në koncert gjatë turit në Francë

31 Korrik 2020, 10:42

 

Ajo është ndër këngëtaret më të njohura të muzikës popullore në vendin tonë. Bëhet fjalë për Irini Qirjakon, e cila numëron plot 45 vite në skenë kushtuar këngës popullore dhe veçanërisht asaj polifonike. Në një intervistë në ‘’ Rreze Dielli’’ në rubrikën ‘’ Nostalgji’’ ajo  rrëfeu shumë të pathëna për jetën e saj profesionale dhe personale në karrierën e saj shumëvjeçare.

Një ndër momentet mjaft të vështira në karrierën e saj, ka qenë edhe një koncert në kohën e monizmit të cilën ajo e kujton kështu:

‘’ Erdhi ai I sigurimit që na shoqëronte, se ishte në kohën e monizmit ajo, dhe ‘’ stop’’ tha, koncerti nuk do bëhet, ne nuk hiqnim dorë, mbaj mend edhe Besim Zekthin kishte dhe gruan e tij Sadijen, dhe mbaj mend që I thanë të paktën të iki njëri nga juve, as gruaja as burri nuk iku nga skena, dhe ne nuk lëvizëm nga skena nuk u larguam dhe pastja erdhi ambasadori jonë dhe ai vetëm me ambasadorin u detyruam të dalim jashtë, u bë kontroll në fakt ajo ishte gjë e re nuk ishte e vërtet por kjo u bë për të sabotuar koncertin dhe pastaj kur dolëm jashtë, u futëm brenda menjëherë, e verifikoj shumë mirë shteti frances dhe koncerti pastaj u bë, u bë nami në koncert, Kishte shumë shqiptar edhe francez kishte, me flamurin shqiptar në sallë duke brohoritur për Shqipërinë, e imagjinoni cfarë emocionesh kemi përjetuar ne dhe aty kur pamë shqiptarët në skenë na dukej sikur ishim në mëmëdheun tonë’’ u shpreh ajo.